Gara për Presidentin, zyrtari i PSD-së: Albin Kurti më së paku mund të arrinte unitetin

Aktuale

Gara për Presidentin, zyrtari i PSD-së: Albin Kurti më së paku mund të arrinte unitetin

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 18:45
Albin Kurti

Ambicia e Ramush Haradinajt për t’u bërë President është ndër temat aktuale në vend.

Përveç tij, AKR-ja e ka përmendur kreun e saj Behgjet Pacolli, e zyrtar të NISMA-s, Fatmir Limaj, sipas tyre si të duhur për kryetar shteti.

Por, Qëndron Kastrati kryetar i Kamenicës, njëherit zyrtar i PSD-së së Dardan Molliqajt thotë se nuk ka ende kandidatura zyrtare, por vetëm jo zyrtare, andaj kërkon që subjektet mos ta keqpërdorin rastin për bllokim të institucioneve.

Ai ka deklaruaar se nuk e përkrah as Haradinajn as Limajn për President e madje as ish presidentin Pacolli.

Kastrati për kreun e VV-së, Albin Kurti ka thënë se më së paku mund të arrinte unitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat