Lajmi i fundit nga Gjykata Speciale: I dërgon ftesë edhe këtij ish-luftëtarit të UÇK-së

Aktuale

Lajmi i fundit nga Gjykata Speciale: I dërgon ftesë edhe këtij ish-luftëtarit të UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2020 Në ora: 20:13
UÇK

Gjykata Speciale ka brengosur të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me ftesa të pafundme për ta, po tmerron luftëtarët e UÇK-së.

Sot nga Specialja ka marr ftesë edhe ish-ushtari i UÇK-së, Ziadin Hoxha.

Lajmin e ka konfirmua edhe Hysni Gucati, kryetari i Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar Gucati në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat