Avokati Tomë Gashi tregon se çfarë po ndodhë me Thaçin në Speciale

Aktuale

Avokati Tomë Gashi tregon se çfarë po ndodhë me Thaçin në Speciale

Nga: N. H Më: 24 gusht 2020 Në ora: 22:30
Tomë Gashi dhe Hashim Thaçi

Avokati Tomë Gashi, ka folur edhe një here se çfarë po ndodhë me presidentin me Gjykatën Speciale.

Gashi thotë se gjendja shpirtërore e presidentit ka qenë e rëndë.

“Gjendja e tij shpirtërore e Thaçit ka qenë e rendë. Kjo e tregon më së miri deklarimet e tij pas intervistimeve nga Specialja”, ka thënë Gashi.

Tutje, avokati ka thënë se beson në pastërtinë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Me tej, Gashi foli edhe për situatën poltike në vend, me theks për postin e presidentit. Sipas Gashit, partitë nuk mund ti ndajnë postet për përfitime të veta, e unitetin e popullit sipas tij e ka përfaqësu vetëm Ibrahim Rugova.

Mundemi të gjithë me propozu president e me u kandidu, por partitë nuk duhet ta uzurpojnë atë pozitë thotë Gashi, madje ai thotë se duhet me e gjetë një person të ri e jo Ramush Haradinaj ta kandidojë veten sepse ka situatë të pakëndëshme me Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat