Profesori i Parisit i ashpër si asnjëherë më parë: Mos e merrni shembull Hashim tuxharin, Haradinaj as për kryetar klase

Aktuale

Profesori i Parisit i ashpër si asnjëherë më parë: Mos e merrni shembull Hashim tuxharin, Haradinaj as për kryetar klase

Nga: N. H Më: 24 gusht 2020 Në ora: 23:03
Hashim Thaçi

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebok, ka reaguar në lidhje me “luftën” që po bëhet për postin e presidentit.

Kraki thotë se politikanët Kosovën nuk e konsiderojnë si shtet, por si pronë.

Ai shprehet i ashpër me Thaçin, të cilin e quan tuxhar, kurse, për kandidimin e Haradinajt thotë se nuk është as për kryetar klase.

Ja shkrimi i tij:

Kur i sheh si shtyhen brrylash për postin e presidentit të cilin e mendojnë veç si kusur në pazarin që prodhoi qeverinë Grenell, e kupton që Kosovën këta nuk e konsiderojnë si shtet por si pronë. Si pronë të vjedhur për të cilën s’kanë as respekt as mëshirë siç nuk kanë respekt e meshirë për pronarin e vërtetë të atij vendi - popullin.

E kam thënë para disa vitesh se tragjedia jonë më e madhe ka ndodhë ditën kur këta u bindën që dinë dhe që meritojnë. Nga ai moment këta e shohin veten të mishëruar me misionin e udhëheqjes së Kosovës, me çdo çmim, madje edhe me serbizimin e Kosovës apo copetimin e saj.

Ikni more trrusni aty se as për kryetar klase nuk keni mend! Dhe mos e merrni shembull Hashim tuxharin se ai eshte pazar-president i prodhuar nga pazar-partia e Isë pazarit.

Ideja është si të ngritet niveli, jo si të zbresim më posht se kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat