Rrëfehet viktima që ishte cak i sulmit me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë: 5 plumba u shkrepën drejt meje!

Aktuale

Rrëfehet viktima që ishte cak i sulmit me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë: 5 plumba u shkrepën drejt meje!

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes, në qendër të Prishtinës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me 24.08.2020 rreth orës 21:20 Policia ka pranuar një informatë se në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka të shtëna me armë.

Njësitë relevante të stacionit policor “Jugu” iu janë përgjigjur menjëherë informatës dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin mashkull, i cili ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar”.

Hoxha thotë tutje se nuk raportohet për viktima të tjera deri në këto momente.

Ndryshe, Policia janë ende në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprime operacionale dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat