7-vjeçarja që mbeti e vdekur në aksident ishte vajza e një veterani të luftës

Aktuale

7-vjeçarja që mbeti e vdekur në aksident ishte vajza e një veterani të luftës

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 09:18
Vajza e vdekur

Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur para dy ditësh në fshatin Kllodernicë të Skenderajt pasi ishte goditur nga një veturë.

Ndërsa, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, bëri të ditur se viktima ishte vajza e veteranit të luftës, Kadri Mula.

“Më ka prekur thellë vdekja aksidentale e vogëlushes 7 vjeçare, Sela Kadri Mula, nga fshati Kllodernicë e Skenderajt. Vajzë e veteranit të luftës dhe e familjes së respektuar Mula. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë rast tragjik”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

E kishte trashëguar emrin e gjyshes së saj, emrin e bukur Selë. Për pak ditë pritej të vazhdonte klasën e dytë fillore, në kërkim të rrugës së gjatë të nxënies së dijes. Por kjo ëndërr nuk iu përmbush. Një makinë në lëvizje mori jetën e saj të njomë.

Më ka prekur thellë vdekja aksidentale e vogëlushes 7 vjeçare Sela Kadri Mula, nga fshati Kllodernicë e Skenderajt. Vajzë e veteranit të luftës dhe e familjes së respektuar Mula. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë rast tragjik.

Qytetarëve ju kërkoj të jenë të kujdesshëm në komunikacion sepse humbja e jetëve është e pakompenzueshme. Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat