Haki Abazi “shpërthen” në akuza ndaj Isa Mustafës

Aktuale

Haki Abazi “shpërthen” në akuza ndaj Isa Mustafës

Nga: D.RR Më: 25 gusht 2020 Në ora: 15:20
Haki Abazi dhe Isa Mustafa

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka drejtuar kritika dhe akuza ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Ai ka thënë se Mustafa e ka kuptuar tani që ka mbetur i vetëm, sepse ka shkelur vullnetin qytetarë.

Sipas tij, arsyeja se rrëzoi qeverinë legjitime, është bërë sinonim i lojrave të ndyta dhe e ka goditur nën brez partnerin e përzgjedhur nga vota demokratike.

“Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë”, ka shkruar ndër tjera Abazi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Isa Mustafa e ka kuptuar tani që ka mbetur i vetëm, sepse ka shkelur vullnetin qytetarë, rrëzoi qeverinë legjitime, ka shkelur mbi të gjitha parimet e demokracisë, është bërë sinonim i lojrave të ndyta, e ka goditur nën brez partnerin e përzgjedhur nga vota demokratike. Fitoret e Pirros nuk janë zotësi politike!

Sot qenka kujtuar se duhet bashkëpunim dhe koordinim, dhe se qenka e rëndësishme që të kemi unitet. Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë. E për bashkërëndim duhet shkuar në zgjedhje se në demokraci vendos sovrani kush duhet të udheheqë me proceset jo teket e individëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat