​AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi

Aktuale

​AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 19:37
AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kastriot Shehdadi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 52-vjeçare.

Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa media të Kosovës e Shqipërisë, ku u dallua për profesionalizmin dhe kontributin që dha në fushën e gazetarisë.

Krahas punës si gazetar, ai punoi për 20 vjet edhe si Zyrtar për Informim në Komunën e Gjakovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat