​Veseli përkujton komandant Kumanovën

Aktuale

​Veseli përkujton komandant Kumanovën

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 19:47
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka nderuar sot heroin e kombit, Ismet Jashari - komandant Kumanovën, në 22-vjetorin e rënies së tij.

“Lavdia e tij ishte e madhe, pjesë e idealeve me të cilat gatuhej shpirti liridashës i çdo çlirimtari. Jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi. Lavdi!”, shkruan Veseli në Facebook.

Ndryshe, në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari ra heroikisht në luftime me armikun serb, në Luzhnicë. Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121 Ismet Jashari-Kumanova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat