Gashi: Mustafa e tha prerë – PDK mund të jetë pjesë e Qeverisë nëse AAK vazhdon tendencën për postin e presidentit

Aktuale

Gashi: Mustafa e tha prerë – PDK mund të jetë pjesë e Qeverisë nëse AAK vazhdon tendencën për postin e presidentit

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 20:07
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi vlerëson se Qeveria Hoti çdo herë ka probleme me numrat në Kuvend, ndaj si e tillë mund të vihet edhe në pikëpyetje legjitimiteti i saj.

Kjo meqë në Gjykata Kushtetuese ende është duke trajtuar rastin e çështjes së votës së njërit nga deputetët i cili ishte i dënuar me burg.

”Prej rrëzimit të Qeverisë më të mirë që e kemi pasur në Republikën e Kosovës, atë të Albin Kurtit, kjo qeveri e tanishme e Kryeministrit Hoti, ka gjithmonë probleme të numrave në Kuvend”.

”Ne ende nuk e dimë saktësisht a i ka pasur numrat për tu formuar Qeveria Hoti, meqë rasti tashmë është në Gjykatën Kushtetuese – për shkak se njëri nga deputetët e pakicave, duket që edhe në kohën kur ka votuar në Qeverinë Hoti, ka qenë i dënuar me dënim burgimi prej një viti e gjysmë”.

”Sidoqoftë, ai më nuk është pjesë e Parlamentit të Kosovës.  Por nëse Kushtetuesja vendos që nuk ka pasur të drejtë të votojë, do të vihej në pikëpyetje krejtësisht legjitimiteti i Qeverisë Hoti”.

”Përveç numrave, dhe përveç kërcënimeve direkt që po jepen nga ana e AAK-së dhe kreu i saj Ramush Haradinaj, presidenti i LDK-së Isa Mustafa, që e bënë çdo lëvizje që në mënyrë elokuente e kryen Kryeministri Hoti – atëherë ai deklaroi sot një porosi se mund të ketë një rikonfigurim të Qeverisë së tanishme”.

Si e shihni reagimin e sotëm të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës?

”Deklarata e Isa Mustafës është kundërpërgjigje direkt ndaj Ramush Haradinajt. Dhe ai e tha se kjo ka të bëjë edhe me debatet televizive, meqë ka disa javë që po përsëritet tendenca e Ramush Haradinajt që nëse nuk e merr postin e Presidentit të Kosovës, mund të bie kjo Qeveri”.

”Kreu i LDK-së, ka dhënë mesazh të qartë, që përveç Aleancës mund të ketë edhe të interesuar të tjerë, që aludon haptas në Partinë Demokratike të Kosovës”.

”Por PDK duket ende nuk ka një përgjigje ndaj ofertave të vazhdueshme apo joshjes që të hyjë në Qeveri”.

A do ta shohim AAK-në në opozitë, ndërsa PDK-në pjesë të Qeverisë Hoti?

”PDK-ja po e luan lojën mirë”.

”Meqë s’është duke u deklaruar saktësisht, përveç deklaratave se do t’ju përmbahen vendimit të qytetarëve të Kosovës por edhe të PDK-së se do mbesin në opozitë – mirëpo mund të ketë ndryshime momentale”.

”Mesazhi i Isa Mustafës ishte i qartë dhe i prerë. Nëse AAK, vazhdon ta kërkojë postin e presidentit në mënyrën siç po e kërkon në formë të shantazhit, atëherë por duket që PDK mund të jetë jo si parti rezervë, por do të hyjë në Qeverinë Hoti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat