Akuza të reja në adresë të Vjosa Osmanit

Aktuale

Akuza të reja në adresë të Vjosa Osmanit

Nga: A.Zh Më: 27 gusht 2020 Në ora: 19:28
Vjosa Osmani

Mediat serbe kanë shkruar për deklaratën e kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, se qveria e Kosovës është jolegjitime dhe nuk ka mandat nga Kuvendi për dialog me Serbinë.

Këtë deklaratë të Osmanit, e ka komentuar veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj. Ky i fundit ka akuzuar kryeparlamentaren se direkt ose indirekt, po i ndihmon Aleksandar Vuçiqit, në politikën kundër Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i Rexhajt në Facebook:

Mediat serbe shkruajnë për deklarimet e spikeres së Kuvendit të Kosovës: "Osmani: Qeveria e Kosovës është jo legjitime (ilegale) dhe nuk ka mandat nga Kuvendi për dialog me Serbinë".

Serbia nuk e pranon shtetin e Kosovës, Serbia nuk ka pranuar e as sot nuk pranon që R. e Kosovës ka qeveri legjitime, Serbia gjithnjë thotë "takozvana vlada Kosova" shqip "Qeveria e ashtuquajtur e Kosovës" .

Si Serbia që asnjëherë nuk i pranoi si legjitime institucionet e R. së Kosovës, ishte edhe A. Kurti me organizatën enigmatike VV, dhe tash po del në mediat serbe edhe spikerja e Albin Qosjes V. Osmani.

E pra, Serbia ka mjaftë zëdhënës në Kosovë, qe o direkt o indirekt ia ndihmojnë Vuqes e Daçiqit politikën anti-Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat