Kosnett vjen me një thirrje drejtuar qeverisë

Aktuale

Kosnett vjen me një thirrje drejtuar qeverisë

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 18:40
Philip Kosnett, ambasador i SHBA-ve në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për menaxhimin me pandeminë që po bëhet aktualisht nga institucionet shtetërore.

Duke folur për takimin virtual me donatorët, Kosnett ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar që ta asistojë Kosovën në luftën kundër COVID-19, por se qeveria duhet që të mobilizojë të gjitha resurset për menaxhimin e kësaj krize.

Sipas tij, menaxhimi i virusit, është parakusht për rimëkëmbjen ekonomike.

“Në forumin virtual me donatorët, theksova se SHBA-të janë të përkushtuara që ta ndihmojnë Kosovën në krizën kundër COVID-19. Qeveria duhet që t’i mobilizojë plotësisht të gjitha resurset për menaxhimin e krizës. Kontrolli mbi virusin është prekuizitë për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

E sipas Kosnett, në këtë luftë, bashkë me qeverinë duhet të jenë edhe qytetarët.

“Ndërsa qeveria duhet të drejtojë, luftimi i COVID është një punë për çdo qytetar. Populli i Kosovës është i famshëm për energjinë dhe zgjuarsinë e tyre. Këto janë armët tuaja sekrete”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat