Rritet numri i të shëruarve, 516 pacientë humbën betejën me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Rritet numri i të shëruarve, 516 pacientë humbën betejën me Covid-19 në Kosovë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë po vazhdon të rritët. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 118 pacient, derisa numri i përgjithshëm i atyre që e kanë fituar betejën me këtë virus ka shkuar në 9 mijë e 473.

Ndërkohë edhe numri i viktimave është rritur. Aktualisht kemi 516 viktima derisa gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Që nga marsi, kur u raportuan rastet e para me Covid-19, në vendin tonë janë konfirmuar 13 mijë e 334 raste pozitive, nga 50 mijë e 683 persona të dyshimt për virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 3 mijë e 345.  Derisa komuna më e prekur vazhdon të mbetet Prishtina 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat