Bytyçi: Besojeni se ky zyrtar po dëshiron të tjetërsojë territoret tokësore të shqiptarëve

Aktuale

Bytyçi: Besojeni se ky zyrtar po dëshiron të tjetërsojë territoret tokësore të shqiptarëve

Nga: A.Zh Më: 31 gusht 2020 Në ora: 07:46
Enver Bytyçi

Kryetarja e organizatës së Drejtave të Njeriut në Serbi Sonja Biserko, ka deklaruar për gazetën “Bota sot” të Kosovës, se kryeministri shqiptar Edi Rama, ishte politikani i parë që ishte pajtuar me marrëveshjen për ndarjen e Kosovës.

Ajo ka thënë se Rama kishte minuar dialogun e Brukselit, duke ridrejtuar energjinë politike për të kërkuar mbështetje për ndryshimin e kufijve në bashkësinë ndërkombëtare.

Duke komentuar këtë deklaratë të Biserkos, profesori shqiptar Enver Bytyçi, ka thënë se Rama po dëshiron të tjetërsojë territoret tokësore të shqiptarëve. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që kryeministri ta bëjë këtë edhe me territorin detar me Greqinë në Detin Jon, përcjell Bota sot.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Sonja Biserko, kryetare e organizatës së Drejtave të Njeriut në Serbi, deklarohet sot për gazetën “Bota sot” të Kosovës, se një nga opsionet e Beogradit ka qenë gjithnjë arritja e një marrëveshjeje me Tiranën për ndarjen e Kosovës.

“Kryeministri Rama, thotë ajo fjalë për fjale, është politikani i parë shqiptar që pajtohet me marrëveshjen. Ai minoi dialogun e Brukselit duke ridrejtuar energjinë politike për të kërkuar mbështetje për ndryshimin e kufijve në bashkësinë ndërkombëtare. Një grup personalitetesh të shquara ndihmuan në legjitimimin e një opsioni të tillë”, deklarohet Biserko!

Pra, kryeministri ”patriot” gysh-stëgjyshi i Shqipërisë, i përngjashmi në veshje e paraqitje me ish-Presidentin e Iranit, Ahmedinaxhad, është i pari politikan shqiptar që ka dashur dhe dëshiron të tjetërsojë territoret tokësore të shqiptarëve.

Besojeni se ky kryeministër nuk tjetërson edhe territorin detar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat