Kraki: Po të ishte Kosova e banuar me francezë, sot Thaçit dhe Dullës do t’u digjeshin zyret

Aktuale

Kraki: Po të ishte Kosova e banuar me francezë, sot Thaçit dhe Dullës do t’u digjeshin zyret

Nga: A.Zh Më: 31 gusht 2020 Në ora: 08:18
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pas raportimeve se në Kosovë, në laboratorët private, testi për Koronavirus kushton 200 euro.

Ai ka treguar se në Francë, ku roga mesatare është 5 herë më e lartë se në Kosovë, të gjitha testet për Covid-19 janë falas.

Kraki ka garantuar se po të ishte Kosova e banuar me francezë, Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit do t’u digjeshin zyret, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Sa për info dhe për krahasim me Kosovën e bandave oligarkike:

Në Francë këtë javë janë kryer 900 mijë teste për Covid-19.

Testet janë 100% falas, dmth mbulohen nga sigurimi shëndetësor.

Në Francë rroga mesatare është diku 5 herë më e lartë se në Kosovë. Dhe në Kosovë testi për Covid-19 kushton 200€.

Ju garantoj që po të ishte Kosova e banuar me francezë, sot Thaçit dhe Dullës do t’u digjeshin zyret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat