Likaj: Mësimi fillon më 14 shtator, 9 mijë e 700 nxënës s’kanë mundur ta vazhdojnë procesin në distancë

Aktuale

Likaj: Mësimi fillon më 14 shtator, 9 mijë e 700 nxënës s’kanë mundur ta vazhdojnë procesin në distancë

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 10:07
Foto Ilustrim

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator, ashtu siç ka rekomanduar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Me aprovimin e ligjit anti-COVID-19 dhe miratimin në gazetën zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka autorizime të mëdha dhe para se të merret vendimi jemi ftuar bashkë me SBASHK-un, Shoqatën e Prindërve, Ministrinë e Shëndetësisë… dhe kemi dëgjuar rekomandimet dhe vendosëm që viti i ri shkollor të fillojë 14 shtator”, është shprehur Likaj.

Ai në Sytë 7 ka thënë se një numër i madh i nxënësve për arsye të ndryshme e kanë pasur të pamundur që ta vazhdojnë mbajtjen e mësimit nga distanca.

“Nëntë mijë e 700 nxënës nuk kanë qenë në gjendje që ta vazhdojnë mësimin në distancë. Dikush s’ka pasur pajisje teknologjike, qasje në internet dhe qasje në sistemin kabllor ose ka qenë numri i madh i fëmijëve në një familje”.

Sa i përket mbajtjes së Testit të Maturës, ka thënë se ka shkruar mbarë dhe që ka pasur vetëm disa parregullsi të vogla që janë raportuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat