​Ahmet Isufi: Njohja reciproke do të jetë çështje themelore në çdo takim me Serbinë

Aktuale

​Ahmet Isufi: Njohja reciproke do të jetë çështje themelore në çdo takim me Serbinë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 20:54
​Ahmet Isufi

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë folur para takimit të radhës Kosovë-Serbi në Uashington dhe Bruksel, si pjesë e procesit të dialogut.

Ndërsa në media është përfolur se do të ketë diskutime lidhur me çështje ekonomike, nënkryetari i AAK-së Muharrem Nitaj tha se ka shumë pak informacion për takimin në Shtëpinë e Bardhë mes palës dhe asaj serbe me ndërmjetësimin amerikan.

Ai e ka quajtur takimin në Shtëpinë e Bardhë si një ngjarje e rëndësishme, duke thënë se nuk mund të pritet ndonjë zhvillim negativ në raport me Kosovën.

Edhe nënkryetari tjetër i AAK-së Ahmet Isufi tha se problemet ekonomike janë të ndërlidhura me ato politike dhe se çështja themelore që do të jetë në çdo takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë njohja reciproke si pjesë e marrëveshjes finale.

“Ky do të jetë themeli i çdo zgjidhjeje në të ardhmen”, u shpreh Isufi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat