Hoti në disponim në ditën kur pritet të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë, në praninë e presidentit Trump

Aktuale

Hoti në disponim në ditën kur pritet të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë, në praninë e presidentit Trump

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:47
Foto Ilustrim

Delegacioni i Kosovës sot është parë të jetë në disponim, në ditën kur pritet të nënshkruhet marrëveshje me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjes i pranishëm do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Por megjithëse kryeministri Hoti dhe koordinatori Hyseni duket të jenë në disponim, në ambientin ku kanë ngrënë mëngjes nuk janë parë të pranishëm edhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazetari i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri qysh dje ka deklaruar që ka pakënaqësi tek disa pjesëtarë të delegacionit të Kosovës.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump do të merr pjesë në takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Në njoftim thuhet se presidenti Trump do të merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, në një takim trepalësh.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë saktësisht do të nënshkruhet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat