Muja: Ja pse marrëveshja e sotme s’do të jetë në favor të Kosovës

Aktuale

Muja: Ja pse marrëveshja e sotme s’do të jetë në favor të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:56
Armend Muja

Analisti i çështjeve politike Armend Muja, ka thënë se sot do të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Por, ai ka thënë se çdo marrëveshje që nuk është në pako ekonomike-politike dhe që nuk adreson përnjëherë të gjitha çështjet, nuk është në favor të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, çështjet me Serbinë janë të natyrës politike e jo ekonomike.

Reagimi i plotë i Mujës në Facebook:

Marreveshja: neser (sot) do te kete nje marreveshje mbi normalizimin e marredhenieve ekonomike. Me ndihmen e spin doktoreve, palet dalin fitimtare edhe ne frontin politik - Vucic se i beri balle heroikisht presionit brutal per njohjen e Kosoves, ndersa Hoti se jane parandaluar 'thikat mbi harten e Kosoves', eshte konfirmuar integriteti territorial i Kosoves dhe jane 'riparuar' marredheniet me Shtepine e Bardhe. . Trump del me nje ceremoni marreshtore dhe nje cicerime mbi 'Yuuuuge, historic deal', te ngjashme me Marreveshjet historike me Kinen per shitjen e sojes (soybeans).

Megjithate, cdo marreveshje shkurt nga pranimi i qarte i (a) njohjes reciproke, (b) heqjes se pengesave per anetaresimi ne NATO/BE, dhe (c) anetaresimit ne OKB, eshte prolongim i problemit. Cdo marreveshje qe nuk eshte ne pako ekonomike-politike dhe qe nuk adreson pernjehere te gjitha ceshtjet nuk eshte ne favor te Kosoves. Ballkani ka nevoje per krijim te vendeve te punes dhe investimeve, por ceshtjet me Serbine jane te natyres politike e jo ekonomike. Ne anen tjeter, nuk ka edhe zhvillim ekonomik edhe autokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat