Mandl: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi po hyn në një fazë intensive

Aktuale

Mandl: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi po hyn në një fazë intensive

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 15:47
Lukas Mandl

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) për Kosovën, Lukas Mandl ka thënë se negociatat mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës po hyjnë në një fazë intensive dhe po zhvillohen në disa nivele.

Anëtari austriak i Parlamentit Evropian thekson, me rastin e bisedimeve në Washington mes Kosovës dhe Serbisë se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po bashkojnë forcat e tyre në mënyrë që ky konflikt të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Sipas presidentit të Shoqatës Austriake të Miqve të Kosovës, suksesi në këtë është i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën.

Kjo edhe për përfshirjen në të ardhmen të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, raporton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat