LAJMI I FUNDIT: Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet me Amerikën

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet me Amerikën

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 16:23
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, 4 shtator 2020

(E plotësuar) - Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kosova dhe Serbia kanë shprehur përkushtimin të normalizojnë raportet ekonomike, ka thënë Trump, raporton Reuters.

Trump tha se kjo është "një ditë shumë e rëndësishme dhe historike".

Ai shtoi se edhe pas historisë së dhunës dhe negociatave të dështuara, administrata e tij ka bërë një "përparim të madh" në dialog dhe se "askush nuk ka menduar se kjo do të ishte e mundur".

Trump, gjithashtu, tha se ai shpreson se "do të shkojë në të dyja vendet në një të ardhme jo aq të largët" dhe se ai është "krenar për dy udhëheqësit".

Presidenti Trump e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur "përparim të madh" për bashkëpunimin ekonomik.

Edhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brian, ka thënë se derisa marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë kultivohen, do të ketë edhe zgjidhje politike, gjithashtu.

Ndërkaq, Hoti ka theksuar se marrëveshja me Serbinë është një hap i madh përpara që do të çojë në njohjen reciproke mes dy vendeve.

"Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. E kemi bërë një hap të madh për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, që duhet të çojë në njohjen ndërsjellë eventuale", deklaroi ai.

"Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku, për ta përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të krijuar vende të reja pune në rajon. Ne besojmë plotësisht në administratën tuaj. Ne ndajmë të njëjtat vlera për lirinë dhe demokracinë, si dhe ekonomitë e tregut të hapur", tha Hoti.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka ende shumë dallime midis Serbisë dhe Kosovës, por ky është një hap i madh përpara.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.

Këtë deklaratë Trump e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu ka folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ai ka thënë se “Kosova ka rënë dakord të hapë ambasadën në Izrael, konkretisht në Jerusalem”

Sipas tij, Kosova është bërë vendi i parë me shumicë myslimane që do të ketë ambasadën në këtë vend, raporton Reuters.

Nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e ka përshëndetur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike. E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë, po ashtu, se Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, për hapjen e vendeve të reja të punës si dhe për konsolidimin e mëtejshëm në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Si kryetar i LDK-së, dëshiroj t'i falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përgëzuar edhe kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për, siç e ka cilësuar ai, “këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, aty nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit.

“Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Marrëveshja pason diskutimet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë që u zhvilluan gjatë ditës së enjte në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien, dhe të dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

****

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.

Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

***

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, që prej 3 shtatorit kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

***

 Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ndaras me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj ceremonie i pranishëm ka qenë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është bërë dorëzan i ujdive të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

***

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është nisur për në Shtëpinë e Bardhë aty ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq.

Hoti është deklaruar suhmë shkurt para takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se do të këtë vetëm marrëveshje të mira.

“Vetëm marrëveshje të mira nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë shkurt Hoti.

Pas lajmeve për përplasje dhe për mundësinë e daljes së AAK’së nga koalicioni, për në Shtëpi të Bardhë është nisur edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Kujtojmë, që nga gazetarët atje u raportua se tashmë janë zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të partnerëve të koalicionit.

Vuçiq dhe delegacioni serb shikojnë përmbajtjen e marrëveshjes para nënshkrimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe delegacioni i tij, kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet nënshkrimi i një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, në prani të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Takimi i cili pritej të mbahej në ora 17:00 akoma nuk ka filluar.

Vuçiq dhe ekipi i tij kontrolluan edhe një herë përmbajtjen e marrëveshjes, para se të nënshkruhej.

Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në faqen zyrtare të Vuçiq.

Image

***

Delegacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpinë e Bardhë aty ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka pranuar që të deklarohet para mediave pas daljes nga hoteli nga ku edhe është nisur për në Shtëpinë e Bardhë.

Pas lajmeve për përplasje dhe për mundësinë e daljes së AAK’së nga koalicionit, për në Shtëpi të Bardhë është nisur edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Image

Mediat raportojnë se tashmë janë zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të koalicionit.

Image

***

Për pak çaste pritet të nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Uashington.

Pamjet e para, tregojnë një sallë me katër flamuj të SHBA-së, por pa ato të Kosovës e Serbisë.

Mbi tavolinë janë edhe marrëveshjet që pritet të firmosen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

***

Kanali zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në platformën ‘youtube’ ka paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ceremoninë e të cilës do ta mbikqyrë edhe presidentin amerikan Donald Trump.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Pas nënshkrimi të marrëveshjes, presidentin amerikan Donald Trump do t’i presë në takim trepalësh, kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksander Vuçiq në zyrën ovale.

​Vonohet delegacioni i Kosovës për në Shtëpinë e Bardhë, AAK nuk pranon të shkojë

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, i cili gjendet në Uashington, ka bërë të ditur se delegacioni i Kosovës është vonuar për në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo për shkak se sipas tij, pjesa e AAK-së në delegacion po e kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë.

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton”, ka shkruar Mushkolaj.

Delegacioni i Kosovës niset për në Shtëpinë e Bardhë

Tashmë është nisur delegacioni i Kosovës, për në Shtëpinë e Bardhë.

Delegacionit i ka prirë kryeministri Hoti, teksa shoqërimi i tyre për në Shtëpi të Bardhë, është bërë nga eskorta amerikane.

Pas disa orësh pritet nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Prezentë në nënshkrimin e saj, do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Media do ju mbajë të informuar për secilin detaj nga kjo ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat