E ashpër Melihate Tërmkolli: Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani po i ndihmojnë Aleksandër Vuçiqit

Aktuale

E ashpër Melihate Tërmkolli: Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani po i ndihmojnë Aleksandër Vuçiqit

Nga: N. H Më: 4 shtator 2020 Në ora: 16:21
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në këto “momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani po i ndihmojnë Vuçiqit”.

“Në momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani a po i ndihmojnë Vuciqit!”, ka shkruar Tërmkolli.

Këto deklarata të ish-deputetës së LDK-së kanë ardhur pasi që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.

Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.

Ja shkrimi i saj:

Në momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani a po i ndihmojnë Vuçiqit!
#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat