Hotit do t’i telefonojë një Kryeministër i fuqishëm për t’ia konfirmuar njohjen nga shteti i tij

Aktuale

Hotit do t’i telefonojë një Kryeministër i fuqishëm për t’ia konfirmuar njohjen nga shteti i tij

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 17:08
Avdullah Hoti

Media merr vesh ekskluzivisht se Kosovën pas marrëveshjes që do të nënshkruhet sot në Uashington do ta njohë një shtet i fuqishëm.

Gazetari Berat Buzhala thotë se kryeministrit Avdullah Hoti do t’i telefonojë një nga kryeministrat më të fuqishëm të botës, që do t’ia konfirmojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Sipas Buzhalës, ky kryeministër i këtij shteti ka raporte të mira me presidentin amerikan Donald Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.

“Në momentin e parë që kjo gjë do të jetë pothuajse zyrtare ne do ta publikojmë këtë njohje, është njëra nga njohjet më të rëndësishme që ka pasur Kosova”, ka thënë Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat