Haradinaj reagon sërish: S’pranoj marrëveshje trilaterale, Ujmani është i yni

Aktuale

Haradinaj reagon sërish: S’pranoj marrëveshje trilaterale, Ujmani është i yni

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 17:23
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka zgjedhur sërish rrjetin social Facebook për të komentuar zhvillimet e fundit. Ai ka shkruar se nuk do të pranojë që Kosova të nënshkruajë marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.

Ai thekson se Ujmani është i Kosovës dhe se pranon bashkëpunim vetëm me SHBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujërave.

“Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.

Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm SHBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë.

Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujërave”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat