Hoti nga Shtëpia e Bardhë: Vetëm marrëveshje të mira nga këtu

Aktuale

Hoti nga Shtëpia e Bardhë: Vetëm marrëveshje të mira nga këtu

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 17:38
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti  është nisur për në Shtëpinë e Bardhë aty ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq.

Hoti është deklaruar suhmë shkurt para takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se do të këtë vetëm marrëveshje të mira.

“Vetëm marrëveshje të mira nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë shkurt Hoti.

Pas lajmeve për përplasje dhe për mundësinë e daljes së AAK’së nga koalicioni, për në Shtëpi të Bardhë është nisur edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Kujtojmë, që nga gazetarët atje u raportua se tashmë janë zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të partnerëve të koalicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat