Vjen reagimi i parë nga zyrtari i lartë amerikan: Ja për çka u dakorduan Kosova e Serbia

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga zyrtari i lartë amerikan: Ja për çka u dakorduan Kosova e Serbia

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 18:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

***

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre dhe kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik.

Kjo marrëveshje po konsiderohet historike nga Presidenca Trump.

”Donald Trump njofton se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat