Ministri serb: Marrëveshja do ta përparojë rajonin ekonomikisht

Aktuale

Ministri serb: Marrëveshja do ta përparojë rajonin ekonomikisht

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 18:38
Sinisha Mali

“Ne kemi një marrëveshje në dorë, e cila na jep mundësinë që i gjithë rajoni të përparojë edhe më shumë ekonomikisht”, tha Ministri i Financave të Serbisë Sinisha Mali nga Washingtoni pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Sot, ne nënshkruam një marrëveshje shumë të rëndësishme që do të kontribuojë në integrimin edhe më të shpejtë dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Ne morëm maksimumin e mundshëm, veçanërisht për çështje që janë të rëndësishme për standardin e jetesës së qytetarëve që jetojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Mali në një deklaratë telefonike për Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat