Pas marrëveshjes, vjen reagimi i Ramush Haradinajt – ja çfarë thotë për Ujmanin

Aktuale

Pas marrëveshjes, vjen reagimi i Ramush Haradinajt – ja çfarë thotë për Ujmanin

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 18:43
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbështetur nënshkrimin që ndodhi pak minuta më parë në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump.

Haradinaj thotë se është i lumtur që shqetësimet e tij në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.

Ja shkrimi i tij:

E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!

Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.

Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!

Faleminderit President Trump!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat