Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes: Jam krenar që e ndihmova Hotin e Vuçiqin

Aktuale

Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes: Jam krenar që e ndihmova Hotin e Vuçiqin

Nga: A.Zh Më: 4 shtator 2020 Në ora: 18:58
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, 4 shtator 2020

Presidenti amerikan Donald Trump, ka folur pas nënshkrimit të marrveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se marrëveshja është një hap i madh drejt prosperitetit dhe paqes për Ballkan dhe për botë.

Trump ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, duke u shprehur krenarë që i ka ndihmuar ata, përcjell Bota sot.

“Çdokush e ka menduar si të pamundur. Urime presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti për zotimin e normalizimit ekonomik. Ky është një hap i madh drejt prosperitetit dhe paqes për Ballkan dhe për botë. Jam krenar që i ndihmova këta liderë”, ka shkruar Trump./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat