Limaj mbështet marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Limaj mbështet marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 19:15
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëveshja për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë që parasheh investime miliardëshe në shumë fusha është e mirëpritur për Kosovën. Investimet në infrastrukturë hekurudhore, rrugore, në rrjetin e gassjellësit etj. do t’i japin shtytje të madhe ekonomisë së vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nismës në Facebook.

Postimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate mbështet marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë që parasheh investime miliardëshe në shumë fusha është e mirëpritur për Kosovën. Investimet në infrastrukturë hekurudhore, rrugore, në rrjetin e gassjellësit etj. do t’i japin shtytje të madhe ekonomisë së vendit tonë!

Gjithashtu, pas kaq viteve të ngecjeve në procesin e njohjeve, njoftimi nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump që Israeli dhe Kosova do ta njohin njëra tjetrën reciprokisht, është mëse e mirëseardhur. Njohja nga Israeli është dëshmi për përkushtimin e madh dhe të vazhdueshëm të SHBA-ve në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtetet tjera!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat