Reagon ashpër edhe Tomë Gashi pas marrëveshjes: Po dëmtohemi sa herë që po takohemi me serbët

Aktuale

Reagon ashpër edhe Tomë Gashi pas marrëveshjes: Po dëmtohemi sa herë që po takohemi me serbët

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2020 Në ora: 08:18
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, beson se nuk do të kemi njohje të Kosovës nga Serbia për një periudhë të gjatë.

Ai ka thënë se Kosova po dëmtohet sa herë që takohet me delegacionin serb.

Sipas tij, marrëveshja do të ketë ndikim më tej.

“Duken si negociata të ndryshme, por besoj se kjo që është nënshkruar dhe unë e konsideroj në favor të Serbisë do të ketë ndikim të mëtejshëm. Por, në Bruksel do të vijojnë negociatat për njohje të shtetit të Kosovës, por pa trysni të mjaftueshme të SHBA Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe besoj se kjo njohje nuk do të jetë për një periudhë të gjatë për shkak se Serbisë gjithçka po i shkon mirë dhe ne dëmtohemi sa herë që takohemi me delegacionin serb, pa marrë parasysh ku takohemi”, ka thënë ai për Ora news./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat