Vela pyet: Çka ndodhë nëse Trump, Hoti apo Vuçiç shkarkohen apo nuk fitojnë zgjedhjet?

Aktuale

Vela pyet: Çka ndodhë nëse Trump, Hoti apo Vuçiç shkarkohen apo nuk fitojnë zgjedhjet?

Nga: G.B Më: 5 shtator 2020 Në ora: 12:45
Nënshkrimi i marrëveshjes në SHBA

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka komentuar marrëveshjen e Washingtonit, derisa ka pyetur se çfarë ndodhë nëse Hoti, Trump apo Vuçiç humbin zgjedhjet apo shkarkohet, pasi është zotim mes tyre, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se zotimet nuk mund të kenë peshën e njëjtë sikur marrëveshja ndërkombëtare që ratifikohet nga parlamentet e shteteve nënshkruese.

Vela ka thënë se mbetet të shihet se cili do të jetë fati këtyre zotimeve.

Postimi i tij i plotë:

Duke qenë se marrëveshja e Washingtonit nuk është marrëveshje ndërkombëtare, por vetëm zotim i kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç ndaj presidentit Trump, çka ndodhë me të nëse ndonjëri prej këtyre treve shkarkohet apo humb zgjedhjet?

Zotimet nuk mund të kenë peshën e njëjte sikur marrëveshja ndërkombëtare që ratifikohet nga parlamentet e shteteve nënshkruese dhe që ka mekanizma të qartë të mbikëqyrjes së zbatimit të saj.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i këtyre zotimeve, apo e gjitha do të shënohet në histori si "shumë zhurmë, për asgjë..."!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat