Berisha: Moment historik biseda telefonike mes Hotit dhe Netanyahut, e njofton për vendimin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës

Aktuale

Berisha: Moment historik biseda telefonike mes Hotit dhe Netanyahut, e njofton për vendimin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2020 Në ora: 00:00
Foto nga takimi

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka vlerësuar si moment historik kur Kryeministri Avdullah Hoti ks biseduar në prani të Presidentit amerikan Donald Trump në telefon me Kryeministrin e Izraelit Benajmin Netanyahu.

Në atë bisedë Kryeministri Netanyahu njofton për vendimin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës.

Postimi në Facebook:

Nje moment historik!

Presidenti Donald Trump pret, pas firmosjes se marreveshjes ne Zyre Ovale, Kryeministrin Hoti dhe ne kete takim zhvillohet dhe biseda telefonike e Kryeministrit Hoti me Kryeministrin Netanyahu, ne te cilen ky i fundit e njofton per vendimin e Izraelit per njohjen e Republikes se Kosoves. sb
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat