​Dumoshi: Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj, mbështetja financiare s’do të mungojë

Aktuale

​Dumoshi: Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj, mbështetja financiare s’do të mungojë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 15:56
​Dumoshi: Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj, mbështetja financiare s’do të mungojë

Përmes programit për trajnimin e të rinjve për ndërmarrësi dhe biznes-plan pritet që shumë të rinj në Suharekë të kontribuojnë për hapje të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Për këtë projekt të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Rinisë, ministrja e këtij dikasteri Vlora Dumoshi tha se një ndër objektivat kryesore të kësaj qeverie është përkrahja e të rinjve.

Ministrja Dumoshi duke parë nga afër zbatimin e projektit edhe në Suharekë, kërkojë nga të rinjtë që mos t’i mbajnë sytë nga vendet perëndimore, por të veprojnë dhe punojnë në Kosovë, pasi sipas saj Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj.

Dumoshi: Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj

“Projekti është i dedikuar për ndërmarrës të rinj. Kosova ka nevojë për ndërmarrës të rinj, sepse vetëm në këtë mënyrë bëhet zhvillimi ekonomik. Ne jemi këtu që t’iu mbështesim. Hartoni projekte, gjithsesi do të jeni garues dhe përfitues nga Ministria e Kulturës për biznes në ndërmarrësi”, tha Dumoshi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se mbështetja e të rinjve për aftësim në ndërmarrësi, është më rëndësi për krijimin e vendeve të reja të punës.

Muharremaj: Programi për trajnim në ndërmarrësi është me rëndësi për ekonomi

“Falënderoj ministren Dumoshi për donacionin e dhënë për një trajnim që është shumë me rëndësi për të rinjtë nga 18 deri 24-vjeçare. Kemi të rinj dhe të reja mjaft të zot që do të garojnë në nivel vendi”, tha Muharremaj.

Edhe zëvendësministrja Valdete Bajrami ka thënë se asnjëherë sikur tani nuk e ka pasur këtë mbështetje rinia e Kosovës. Trajnimi është gjithëpërfshirës në të gjitha komunat në vend dhe rreth 1 mijë të rinj po ndjekin këtë trajnim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat