Personi që kërcënoi me jetë dhe familje gazetarin Ermal Panduri është aktivist i PDK-së

Aktuale

Personi që kërcënoi me jetë dhe familje gazetarin Ermal Panduri është aktivist i PDK-së

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 22:42
Ermal Panduri

Gazetari Ermal Panduri është kërcënuar me jetë nga një person. Këtë e ka bërë të ditur vet Panduri përmes një shkrimi në Facebook, ku ka publikuar në profilin e personit që e ka kërcënuar dhe mesazhin që ka marr nga ai.

Personi që e ka kërcënuar gazetarin Panduri është aktivist i PDK-së. Kjo vërehet nga përkrahja që ka dhënë për zyrtar të caktuar të kësaj partie.

Ky kërcënim ndaj gazetarit Panduri ka ardhur pasi ky i fundit kishte bërë sot për presidentin Hashim Thaçi, ku kishte thënë se çështjen për korrigjim të kufijve e pati përmendur kreu i shtetit.

Image

“Veq sa per rikujtim! Çështjen për korigjim te kufijeve e pati permendur presidenti Hashim Thaçi! Nese nuk i kujtohet, ja ku e keni me ze dhe figurë! Tash a duhet edhe ai me kerku falje?”, kishte shkruar Panduri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat