Qytetarët vijojnë shkeljen e masave kundër koronavirusit, Qalaj tregon se çfarë ndodhi sot

Aktuale

Qytetarët vijojnë shkeljen e masave kundër koronavirusit, Qalaj tregon se çfarë ndodhi sot

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 23:36
Rashit Qalaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 471 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 135 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve.

Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.

“Me datën 07.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 471 gjoba sipas Ligjit të ri Anti-COVID dhe janë dhënë 135 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”, tha Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat