Konjufca e quan të dëmshme marrëveshjen e Uashingtonit: Të gjitha pikat në favor të Serbisë

Aktuale

Konjufca e quan të dëmshme marrëveshjen e Uashingtonit: Të gjitha pikat në favor të Serbisë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 00:12
Glauk Konjufca

Nënkryetari i VV’së Glauk Konjufca e ka quajtur shumë të dëmshme marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja e cilësuar historike nga Shtëpia e Bardhë, sipas Glauk Konjufcës është më e dëmshmja për vendin që nga viti 2015.

“Kjo që e pamë ishte një marrëveshje, më e dëmshmja që kemi pa që nga viti 2015”, tha Konjufca.

“Prej vitit 2015 nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se kjo sepse në tavolinë të negociatave tash po dalin edhe resurset e Kosovës, e jo çfarëdo resursi por resursi më i rëndësishëm që e ka Kosova, e që është resursi ujor. 70 për qind e resursit ujor që ka Kosova është në Ujman”, tha Konjufca.

“Më e rëndësishme është heqja e njohjes. Njohja nuk ishte askund në këtë takim. Kjo ka qenë heqja dorë më e madhe e Republikës së Kosovës. E dyta është Ujmani”, tha Konjufca.

“Thika është metaforë…çka është thika, thika është diçka që ndanë. Ujmani për shtetin e Kosovës është ekzistencial, jetik. Unë se di qysh s’po shqetësohen këta’, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat