Bie pak numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, mbesin rreth 3 mijë raste aktive

Aktuale

Bie pak numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, mbesin rreth 3 mijë raste aktive

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 00:25
Driton Selmanaj

Numri i rasteve me Covid-19 ka rënë në dy ditët e fundit në Kosovës. Dje dhe sot janë raportuar me pak se 100 raste, shifër kjo me e vogël që nga muaji qershor.

Korriku dhe gushti ishin piku i Covid-19 në Kosovë, gjatë kësaj kohe u raportua numri më i madh i rasteve që nga fillimi i pandemisë, me 13 mars.

Ndërsa një rënie e lehtë e rasteve është vrenjtur në fillim të shtatorit. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 85 raste të reja me Covid-19.

Aktualisht në vendin tonë kanë humbur jetën 568 pacientë të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 14 mijë 204 raste nga 54 mijë 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa,  gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë 643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 993.

Një ndër komunat me të prekura nga ky virus po vazhdon të mbetet Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat