Shpërthim në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë

Aktuale

Shpërthim në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur rreth orë 03:30 në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë.

Nga ky shpërthim nuk raportohet për persona të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KosovaPress ka thënë se njësitet e nevojshme policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën "C" në Prishtinë. Njësitet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tregoi Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se ky rast po cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm për çka po merren njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit.

“Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, tha Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat