Haradinaj përkujton ofensivën e shtatorit dhe dëshmorët e rënë gjatë saj

Aktuale

Haradinaj përkujton ofensivën e shtatorit dhe dëshmorët e rënë gjatë saj

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:46
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook përkujtoi ofensivën e shtatorit.

Ai përmendi dëshmorët e rënë nga kjo ofansivë.

Haradinaj përfundoi duke thënë se i përkulemi sakrificës së tyre dhe i jemi falenderues gjithmonë.

Ky është postimi i tij i plotë

Ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri.

Driton Zeneli ishte ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për beteja. Komandant Fatoni siç e njihnin, la gjurmë të pashlyera në Luftën Çlirimtare. Ai ra në krye të detyrës në vendlindjen e tij në Jabllanicë.
 

Në pozicionet e luftës, ranë heroikisht edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani dhe Shefqet Zukaj nga Belegu.
 

Po atë ditë, duke kryer detyrën e furnizimit me armë, Përparim Krasniqi i familjes së Sylërexhëve të Vranocit, do të përjetësohet në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë. Lavdi!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat