Pasuria milionëshe e vëllaut të Fatmir Limaj, veturat luksoze e pagat e tij

Aktuale

Pasuria milionëshe e vëllaut të Fatmir Limaj, veturat luksoze e pagat e tij

Nga: H.O. Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:54
Demir Limaj

Demir Limaj është vëllau i liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Demiri është drejtor në Telekomin e Kosovës, si dhe profesor në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Duke ushtruar këto pozita, ai ka deklaruar pasurinë e tij disa milionëshe në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasuria e paluajtshme e tij duke përfshirë shtëpi, banesë e tokë kalon vlerën mbi 1 milionë e 300 mijë euro.

Ai poashtu posedon edhe një veturë luksoze Mercedes në vlerën  20 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij një Passat në vlerën 12.500 euro.

60 mijë euro janë kursimet në bankë të tij dhe të bashkëshortes, derisa 150 mijë euro janë borxhet për blerjen e tokës.

Derisa të hyrat vjetore nga pagat e tij dhe të bashkëshorten kapin vlerën mbi 33 mijë euro, pasuria e tij në total llogaritet të jetë rreth 1 milionë e 500 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat