Besa Shahini paralajmëron kthimin në Kosovë

Aktuale

Besa Shahini paralajmëron kthimin në Kosovë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:05
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se nuk do të jetë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit të 2021-it.

Shahni dha deklaratën e befasishme gjatë një intervistë me Ilva Taren. Madje ajo pohoi se këtë vendim ia ka komunikuar edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se ka vendosur që të largohet nga Shqipëria drejt Kosovës.

“Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë për shkak se mua më pëlqen angazhimi politik dhe se unë e adhuroj Shqipërinë.”, tha Shahini.

Pjesë nga intervista:

-A është e vërtetë që do të ketë një largim tuajin?

Besa Shahini: Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë për shkak se mua më pëlqen angazhimi politik dhe se unë e adhuroj Shqipërinë.

-Mund ta dimë pse e keni marrë këtë vendim?

Besa Shahini: Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri. E gjithë familja ime jeton në Kosovë dhe përkundër afrimit që kemi bërë prapë jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe. I kam thënë kryeministrit të shërbej për sa kohe sa jam vlerë për ndërtimin e politikave arsimore dhe zbatimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat