Vetëvendosje ilustron me fotografi se çka i dha Hoti Serbisë

Aktuale

Vetëvendosje ilustron me fotografi se çka i dha Hoti Serbisë

Nga: N.Sh Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:24
SHBA

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një ilustrimi ka treguar se çfarë i dha Qeveria Hoti Serbisë.

Në një postim në Facebook, Vetëvendosje e quan kryeministër jolegjitim Avdullah Hotin.

Sipas tyre, ai shkoj në SHBA për njohje dhe u kthye me shumë dëme.

Postimi i plotë:

Kryeministri i paligjshëm e jolegjitim tha se po shkonte në Ëashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat