Masat e Qeverisë, Kuçi: Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër

Aktuale

Masat e Qeverisë, Kuçi: Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër

Nga: A.SH Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:53
Natyra Kuçi

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka kritikuar qeverinë Hoti, duke thënë se ajo cënoi lirinë e lëvizjes së lirë gjatë natës dhe si pasojë e kësaj shumë biznese u detyruan të pushojnë nga puna më shumë se gjysmën e punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura.

“Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Kanë kaluar 41 ditë prej kur qeveria Hoti e cënoi lirinë e lëvizjes së lirë gjatë natës. Efekti i saj po garanton që bizneset e ndryshme të pushojnë nga puna më shumë se gjysmën e punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura.

Pandemia i ka prekur ndryshe të varfërit që luftojnë të mbijetojnë çdo muaj e ndryshe të pasurit që kanë luksin të stagnojnë ekonominë sepse për vete vazhdojnë të pasurohen.

Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat