Bekë Berisha i AAK-së e thotë hapur: Duhet të rrëzohet qeveria Hoti

Aktuale

Bekë Berisha i AAK-së e thotë hapur: Duhet të rrëzohet qeveria Hoti

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:04
Bekë Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbledh kryesin e ngushtë të partisë.

Këtë e ka konfirmuar vet lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ndërsa ka shprehur hapur pakënaqësinë me mënyrën si po dialogon kryeministri Avdullah Hoti me Serbinë.

Para mbajtjes së këtij takimi, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se personalisht ai është të mos vazhdohet koalicioni me LDK-në.

“Sa më përket mua, pas gabimeve e lëshimeve që janë bërë, nga mos përfshirja në negociata ne që jemi në koalicion, nuk ish dasht me vazhdu më”, ka thënë ai.

Por Berisha tha se nuk e di nëse takimi i partisë është thirrur për të disktuuar për problemet në koalicionin qeverisës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat