Haradinaj uron 29 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Haradinaj uron 29 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:49
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin e Maqedonisë së Veriut në 29 vjetorin e pavarësisë.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘Facebook’ ka shkruar se Kosova është përcaktuar për vazhdimin e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Me rastin e 29-vjetorit të Pavarësisë, uroj institucionet dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë të shënuar. Kosova është përcaktuar për vazhdimin e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat