Deputeti i AAK-së: Hoti mund të shkarkohet nesër, nëse…

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Hoti mund të shkarkohet nesër, nëse…

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 13:12
Kryeministri Hoti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) do të zhvillojë një takim të Këshillit Drejtues gjatë ditës.

Kurse deputeti I kësaj partie Gazmend Syla ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe diskutimi për koalicionin qeverisës, si dhe takimi i fundit në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë.

Ai e ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se mund të shkarkohet qysh nesër nëse nuk merret parasyshë AAK-ja, si partner qeverisës.

“Mendoj që ishte dashtë me qenë tema e takimit në Uashington, nënshkrimi i marrëveshjes. Do të diskutojmë për  koalicionin, i shohim këto fërkime ne, por zoti Hoti  duhet të ketë parasyshë se ai ka ardhur me votën tonë kryeministër dhe mund të shkarkohet nesër, siç janë shkarkuar edhe kryeministrat tjerë”, ka thënë ai.

Syla i ka bërë thirrje Hotit të e respektoj AAK-në dhe të tregoj transparencë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Ai duhet të e respektoj partnerin e koalicionit në këtë rast Aleancën, edhe raportimin në Kuvend duhet ta bëjë, është obligim i kryeministrit me na tregu. Besoj që do e bëjë edhe vet  pa pasur nevojë ne me mbledhur  nënshkrime me e ftu me raportu, tash po e presim edhe reagimin e tij”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat