Koliqi dyshon në vërtetësinë e ”dosjeve”: Nëse rrodhën nga Specialja, do ishte skandal i përmasave të mëdha

Aktuale

Koliqi dyshon në vërtetësinë e ”dosjeve”: Nëse rrodhën nga Specialja, do ishte skandal i përmasave të mëdha

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 22:51
Kushtrim Koliqi

Kushtrim Koliqi, Drejtor në Organizatën INTEGRA, po dyshon në vërtetësinë e 4.000 dosjeve të cilat përfunduan në zyrën e OVL-UÇK-së, të hënën që e lëmë pas.

Sipas tij Gjykata Speciale është një institucion që nuk ka bërë deri tani as lëshimet më të vogla.

”Po flasim për një Gjykatë që nuk ka pasur as lëshime më të vogla. Dyshoj shumë në vërtetësinë e këtyre dokumentave”.

”Ne po flasim një fakt. Një emër s’ka mund të dalë deri tani paraprakisht. Duke u bazuar në punën e tyre, mua më ish dukur një maskaradë e vërtetë”.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, deklaron se nëse  dosjet e tilla do të kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale, ateherë do të ishte një skandal i përmasave të mëdha.

”Nëse kjo perime i ndodhë Gjykatës Speciale, ne po flasim për një skandal të përmasave të mëdha që s’ka ndodhur askund në botë”.

”Është e rëndësishme që ne duhet të presim edhe reagimin e Gjykatës Speciale”.

”Kredibiliteti i Gjykatës Speciale ish vnu në pikëpyetje të madhe. Ky skandal mund të ketë efekte të ndryshme përveç agjendave politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat