Kryeministri Hoti niset për Kosovë pas takimeve në Washington e Bruksel

Aktuale

Kryeministri Hoti niset për Kosovë pas takimeve në Washington e Bruksel

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 00:08
Avdullah Hoti

Pas një jave të ngjeshur me shumë takime të rëndësishme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orët e mbrëmjes është nisur për në Prishtinë.

Hoti më 4 shtator ka marrë pjesë në takimin në Washington, ku edhe u arrit të nënshkruhet marrëveshje ekonomike me Serbinë më ndërmjetësin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në praninë  e presidentit Donlad Trump.

Po ashtu të hënën Hoti sërish i ka vazhduar bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Image

Hoti po ashtu sot ka zhvilluar një takim me sekretarin e NATO’s Stoltenberg dhe Komisionerin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat