Kush do të jetë i nominuari i PDK-së për President dhe a do hyjë në koalicion me LDK-në?

Aktuale

Kush do të jetë i nominuari i PDK-së për President dhe a do hyjë në koalicion me LDK-në?

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 19:32
PDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk po duket se ka aspirata për postin e Presidentit. Të paktën kështu ka deklaruar deputetja e kësaj partie, Besa Ismaili.

“Për besë unë nuk merrem me këto. Unë prapë insistojë që këto janë thashetheme sepse nuk ka pasur asnjë diskutim në asnjë strukturë. Presidenti i shtetit e ushtron detyrën e vet”, ka thënë ai.

Ndërsa për sa i përket mundësisë për të hyrë në koalicion qeverisë në rast se ka largim të AAK-së, Ismaili tha se një gjë e tillë as nuk është diskutuar në strukturat e partisë.

“Ato janë çështje të partnerëve të koalicionit për të cilat s`kanë të bëjnë fare me PDK-në. Ne jemi opozitë, vazhdojmë të jemi opozitë dhe këto tema asnjëherë nuk i kemi trajtuar. Po besoj që ato janë ende në nivel thashethemesh”, ka thënë tutje deputetja e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat